• |
ide | kryesore

Sadiku shkon te Lugano e Tramezzanit

Arkiva, Sport
15826023_1154354677997093_8890639444287347_n.jpg



Klubet e Luganos dhe Zyrihut e kanë bërë zyrtare tashmë transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. Shqiptari lë ligën e dytë zvicerane dhe shkon në të parën në një skuadër që drejtohet nga ish zv.trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani. Bomberi kuqezi do të qëndrojë te Lugano i huazuar deri në fund të këtij sezoni. Ai është një nga transferimet e para të Tramexanit për të realizuar synimin e mbijetesës në Super Ligën e Zvicrës. Sadiku ka luajtur edhe më parë me Luganon, para se të transferohej te Zyrihu në janarin e 2014-s. Në fund të këtij sezoni, futbollisti shqiptar do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij deri në qershor të 2018-s. Në sezonin e ardhshëm, Zyrihu me shumë mundësi do të rikthehet të luajë në Super Ligën e Zvicrës teksa kryeson ligën e dytë me 12 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt vetëm pas gjysmës së kampionatit.