• |
ide | kryesore

Lori Hoxha nxjerr në publik një sekret familjar

Arkiva, Paparazzi
lorrrrrr_1484087985-2836119.jpg



Trashëgimtarja e madhe e Top Channel njihet për varësinë ndaj mediave sociale. Në profilin e Lori Hoxhës në IG mund të gjesh veshjet dhe jetën luksoze, ndërsa në Snapchat, 23-vjeçarja ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria. Ndoshta nga pakujdesia, apo dëshira për t’u  treguar sa më e prekshme për publikun shqiptar, Lori Hoxha ka nxjerrë nga një foto të herëshme nga fëmijëria, nga ato që lehtësisht mund t’i gjejmë nëpër sirtarë.

Siç mund të gjithë të ngatërrohemi nga imazhi, në foto mund të dallohet Lori (me kaçurela) në krah të së cilës, një bukurosh. Por jo, “bjondi” është Sara! Për të sqaruar pamjen prej çuni të së motrës, u kujdes vetë Lori e cila me këtë rast zbuloi dhe një detaj familjar: “Mami u mërzit shumë kur Sara doli goc dhe e rregulloi rrugës”, përshkruan trashëgimtarja “ndërhyrjen” e Vjollca Hoxhës tek e bija.