• |
ide | kryesore

Shpërthime kamikaze në Afganistan, dhjetëra të vrarë

Arkiva, Planet
afgan lapsi.jpg



36 persona kanë mbetur të vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur në dy sulme kamikaze që ndodhën në Kabul ditën e sotme. Shpërthimet kanë ndodhur pranë Parlamentit në Kabul. Përgjegjësinë për sulmin e morën përsipër Talebanët.

Një shpërthim tjetër ka ndodhur në Kandahar ku mbetën të vdekur 11 persona dhe u plagosën 14 të tjerë. Viktimë e sulmit ka mbetur edhe zëvendës guvernatori i Kandaharit. Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën këtë sulm si terrorist dhe shpallën 3 ditë zie në nderim të viktimave.