• |
ide | kryesore

Si lindi bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Sean Paulit? (Video)

Arkiva, Paparazzi
dua lipaa.jpg



Të martën në mbrëmje është publikuar videoklipi më i ri nga Sean Paul që vjen në bashkëpunim me Dua Lipën.

‘No Lie’ është pjesë e albumit më të ri të këngëtarit amerikan, i cili fillimisht ishte menduar të ishte solo.

Lipa gjatë një interviste ka zbuluar se “kjo këngë është krijuar nga dy miq të saj”, të cilët e kishin propozuar shqiptaren për duet me Paul, pasi që ky i fundit kishte kërkuar një artiste të re por premtuese për skenën muzikore.

Suksesin që kishte versioni audio i projektit, pritet ta pasoj pse jo dhe më shumë me videoklip.