• |
ide | kryesore

Trump në konferencë për herë të parë si president i zgjedhur: Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

Arkiva, Planet
received_10212065776186233.jpeg



Donald Trump mbajti konferencën e parë zyrtare. Presidenti i zgjedhur ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike të kryera kundër Partisë Demorkatike gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale, por nuk munguan lavdërimet për presidentin rus, Vladimir Putin. 
“Ne jemi në shënjestër të shumë hakimeve nga disa shtete të botës. Për këtë do krijojmë një ekip për të luftuar sulmet kibernetike”, u shpreh Trump. Por ai kritikoi Demokratët duke nënvizuar se Komiteti Qëndror i kësaj partie duhej të kishte një sistem më të mirë mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike. Ai foli edhe për skandalin e publikuar sëfundmi nga mediat amerikane, ku presidenti i zgjedhur amerikan akuzohet se ka patur takime intime me prostituta gjatë një vizite në Moskë. Disa herë, Trump përsëriti kritikat për Inteligjencën Amerikane duke thënë se këto lajme të pavërteta nuk duhej të publikoheshin. Ai lavdëroi Putin për përgënjeshtrimin e lajmit dhe tha se nuk ka pasur presion të asnjë lloji nga Rusia.  
Trump gjatë fjalës së tij akuzoi administratën e presidentit Obama për lejimin e krijimit të ISIS. Gjithashtu shfaqi simpatinë për Rusinë duke thënë se Moska është luftuesi më i madh i Shtetit Islamik. 
Në konferencë, Trump foli edhe për rritjen e investimeve në Shtetet e Bashkuara. “Shumë kompani automjetesh do të rikthehen në SHBA për të investuar dhe për të hapur vende të reja puna. Fordi braktisi Meksikën për të hapur fabrikë në Miçigan”, nënvizoi Trump. Duke qëndruar tek Meksika, presidenti ritheksoi dhe njëherë se muri kundër emigrantëve në kufi me Meksikën do të ndërtohet. 
Trump u shpreh optimist edhe per ceremoninë e inaugurimit zyrtar të tij më 20 Janar. Ai tha se ajo ceremoni do të jetë një spektakël i madh