• |
ide | kryesore

Një buqetë me lule për Era Istrefin nga… (Foto)

Arkiva, Paparazzi
era.jpg



Falë suksesit që pati kënga e saj e fundit “BonBon” ajo arriti të marë një famë botërore, duke firmosur kështu dhe kontratë me studion muzikore “Ultra dhe Sony Music”.Po flasim për Era Istrefin e cila në foton e fundit në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë një buqetë me lule.Por kush ja ka bërë këtë dhuratë Erës? Kësaj rradhe nuk është i dashuri i saj por producentët e kompanisë David Bradley dhe David Levy.Këngëtarja shqiptare duket që është ndjerë shumë e lumtur për këtë arsye një falenderim e mirnjohje nuk mund të mungonte.

Era para pak ditësh ka thyer këmbën, gjersa ishte për ski në Brezovicë dhe fatkeqësisht, ka munguar në ndarjen e çmimeve në EBBA ku dhe u shpërblye.

Këtë vit pritet që ajo të lançoi një këngë të të re,gjithashtu të lançohet dhe nga mediat ndërkombëtare. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm ti urojmë Erës shërim sa më të shpejtë dhe sukses në karrierën e saj.