• |
ide | kryesore

Rrahje masive mes deputetëve në Parlamentin Turk

Arkiva, Planet
parlamenti turk.png



Në parlamentin e Turqisë ka ndodhur një rrahje masive mes deputetëve. Përplasja fizike ka nisur kur një deputete donte të filmonte votimin për ndryshimet e reja kushtetuese të Presidentit me celularin e saj. Deputetëve te opozitës nuk i pëlqeu ky veprim dhe filluan të shtyjnë kolegët. Ky reagim ishte shkaku i degjenerimit të situatës në përplasje fizike.

Me këto ndryshime kushtetuese Presidentit turk Erdoan i jepet mundësia të emërojë ose shkarkojë ministra, të zgjedhë udhëheqjen e partisë, ose të kandidojë për kryetar shteti edhe për dy mandate të tjera 5 vjeçare.