• |
ide | kryesore

Bebe Rexha ngacmohet seksualisht!

Arkiva, Paparazzi
NRYE6ZLL_400x400.jpg



Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj “No Broken Hearts” si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Awards.

Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan “The Sun”. Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa lodhje prapa skenave si një kompozitore.

Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin “Hey Mama” të David Guettas, si dhe “Me, Myself and I” të G-Eazys.

Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie. Ajo ndau një histori të hidhur me “The Sun”, duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe.