• |
ide | kryesore

Lajm i keq për 7 her kampionin e botës, Michael Schumacher (Foto)

Arkiva, Paparazzi
IMG_1210.JPG



Derisa Michael Schumacher po vazhdon të luftojë me jetën, familja e tij po vazhdon “luftën” për t’ia siguruar mjetet financiare për shërim.
 
Familja e Schumacher, paguan rreth 500 mijë euro në muaj për shërimin e tij.
Por këto para tashmë do të jenë edhe më të vështirë për t’i siguruar, pasi që një kompani e njohur zvicerane e orëve, ka vendosur të ndërpresë sponsorizimin për shtatë herë kampionin  Formula 1.

Përveç saj sponsorizimin e ka ndërprerë edhe një kompani gjermane, e cila ka qenë sponsor e gjermanit në 10 vitet e fundit.

Schumacher po vazhdon shërimin në shtëpinë e tij në Zvicër, pas lëndimeve të rënda që ka pësuar në Francë duke bërë ski më 29 dhjetor 2013.