• |
ide | kryesore

VIDEO/ Berisha dhe Hysaj shkaktojnë penallti në Serie A

Arkiva, Sport
vlcsnap-2016-09-20-16h31m28s319.jpg



Etrit Berisha doli i mundur nga përballja me ish-skuadrën e tij Lazio. Atalanta humbi 2-1 në Romë dhe Berisha fatkeqësisht ishte ndër protagonistët negativë të këtij takimi. Ai shkaktoi një penallti që fiksoi golin e humbjes. Atalanta kaloi e para në avantazh, por në pjesën e dytë Lazio e ktheu rezultatin. Por Berisha nuk ishte i vetmi shqiptar që shkaktoi penallti në ndeshjet e të dielës në Serie A. Pas autogolit të javës së kaluar, Elseid Hysaj provoi edhe shijen e shkaktimit të një penalltie në ndeshjen kundër Peskarës. Fatmirësisht, ajo u shkaktua në minutat shtesë të ndeshjes, ku Napoli po fitonte qetësisht 3-0 ndaj skuadrës së Ledjan Memushajt. Edhe Berisha edhe Hysaj u vlerësuan me notën 6 nga mediat italiane./lapsi.al/