• |
ide | kryesore

FOTO/ 3 ditë para 21 janarit, Rama u jep familjeve të viktimave 160 mln lekë

I pakategorizuar
21-janari-rama.png



Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka akorduar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, që kap vlerën e rreth 160 milionë lekë të reja. Sipas vendimit të qeverisë këto lekë do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve, që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit. Vendimi është marrë vetëm 3 ditë nga përvjetori i ngjarjes që shënoi 4 viktima duke e bërë të duket si një shpërblim përpara kësaj date. Në mbledhjen e qeverisë ku ka munguar kryeministri Edi Rama për shkak të vizitës së tij në Singapor, ka qenë i pranishëm zëvendësi i tij Niko Peleshi. Lekët janë marrë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Sipas vendimit të qeverisë do të shlyhen detyrimet e caktuara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë. Është ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Këtë vit mbushen 5 vjet nga vrasja ne bulevard e 4 protestuesve te PS-se perpara kryeministrise.