• |
ide | kryesore

FOTO/ Edhe një modele shqiptare në inaugurimin e Trump

Arkiva, Paparazzi
Emina-Cunmulaj.jpg



Dizejnatorja kosovare Vjollca Llapashtica është angazhuar së fundmi për modelen e njohur Emine Cunmulaj e cila do të marrë pjesë  në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Ndihem shumë e lumtur që në mesin e shumë  personaliteteve nga e gjithë bota, një modele me famë botërore ka veshur fustanin, që është punuar në Kosovë, në punëtorinë tim”, ka thënë ajo.

Llapashtica ka thënë se me modelen Cunmulaj ka bashkëpunuar edhe më herët, por kënaqësinë më të madhe e ka pasur për fustanin, të cilin ajo do të veshë në inaugurimin e presidentit Trump. Ai është një fustan i stilit më elegant dhe i përshtatshëm për atë ditë dhe vend.

Image result for emina cunmulaj Related image Image result for emina cunmulaj