• |
ide | kryesore

Modelja Gigi vuan nga kjo sëmundje!

Arkiva, Paparazzi
1446195906_extras_albumes_0.jpg



Modelja e bukur ka pranuar se ajo nuk ka dashur që të humbë aq shumë në peshë, por për këtë janë përgjegjës ilaçet që ajo përdorë për shkak të problemeve me gjendrën tiroide. Fjala është kur gjendra tiroide muk prodhon hormone të mjaftueshme.

“Metabolizmi im ka ndryshuar për shkak të ilaçeve, prandaj nuk mund ta kontrolloj atë. Qe dy vite jam duke marrë ilaçe. Unë dua që të kem muskujt dhe prapanica ime të duket më mirë. Kam ngjitur një copë letre në kuzhinë shkruan “përkulje”’dhe çdo herë që unë kaloj pranë kësaj copë letre, bëjë 15 “përkulje”, tha modelja.

Ajo është e zemëruar me mjekët e saj të cilët tashmë dy vjet nuk arrijnë të gjejnë trajtimin që do të largonte simptomat e sëmundjes.

“Ndihem nën presion të madh, por ende nuk kam marrë as edhe një herë pushim mjekësor. Tepër shume më intereson karriera”, shtoi ajo.