• |
ide | kryesore

Përveç muzikës, Shpati tregon dhe pasionin për aktrimin (Foto)

Arkiva, Paparazzi
IMG_1402.PNG



Përves karrierës muzikore ku projekti i tij i fundit “Nëse beson në Zot” u mirëprit mirë nga publiku, pritet që shumë shpejt ta shohim Shpat Kasapin edhe si aktor.

Ndonëse këngëtari është i ri në këtë fushë ka vendosur ta sprovojë veten duke u bërë pjesë e një prej filmave më të ri, i cili do të publikohet këtë vit.

“Jeto ndryshe” titullohet filmi, në të cilin Shpati do të luajë, xhirimet e të cilit janë kryer nëpër të gjithë Evropën, gjersa kanë përfunduar para pak ditësh në Stamboll të Turqisë.

Producent i këtij filmi është Dashnor Asllani, regjisor, skenarist dhe protagonist: Drilon Hoxha, gjersa pjesë e tij janë një kasë e madhe aktorësh të njohur si: Enver Petrovci, Kenan Gurgurovci, Ajsi Xhaxhaj etj.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Shpati shfaqet përkrah aktorëve të këtij filmi në përfundim të xhirimeve në Stamboll.