• |
ide | kryesore

Çështje Sovraniteti. Pjesa e I – Ekonomia/ Nga Valbona Gjoni Karanxha

Arkiva, Blog
val.karanxha-536x264.jpg



Nga Valbona Gjoni Karanxha

Sovraniteti është një fjalë që është përdorur në lingon politike shqiptare sa herë që dikush kërkon të gjejë strehë për zullumet që ka bërë. Në të vërtetë nacionalizmi i politikanevë tanë është një shashkë tymuese e hedhur pa asnjë lloj efekti. Pra, në njëzet e gjashtë vjetët e fundit përveçse shashka patriotike nuk kemi parë gjë tjetër. Tingëllon disi familjare, por “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” ka thënë dikush; në fakt është “Patriotizmi”,  citat ky i thënë nga Samuel Johnson (shkrimtar anglez ne shekullin e XVIII) në një kontekst të papërcaktuar, por le ta marrim në kontekstin tonë.

Historikisht ajo që ka ndodhur – ka ndodhur,  dhe nuk mund të vazhdojmë të fajsojmë të vdekurit. Por një vështrim se ku jemi dhe si jemi kantandisur do ta kuptojmë se si është gjëndja sot në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Ajo që është shqetësuese është mëndësia koloniale që kanë shqiptarët si mënyra dhe forma më e preferuar për të zgjidhur problemet e brëndëshme.  “Do na ndërhyjnë të huajt të na rregullojnë gjëndjen tonë”. Jashtë debatit nacionalist vs. globalist, patetizmi i kësaj mëndësie qëndron në faktin se në moment që t’i kërkon ndihmë nga të huajt, ti je dorëzuar si komb, je vet-shpallur i pazot, je vet-deklaurar inkopetent të marrësh vendime, dhe drejtime në favorin tënd dhe të kombit tënd. Mëndësia koloniale presupozon që të huajt të vijnë dhe të shpëtojnë ty nga katrahura që ke futur veten tënde (ose ke lejuar të të fusin politikanët e zgjedhur nga ty); pret që të huajt të sjellin demokracinë me lule dhe mundësisht nga brigjet; pret që të huajt të shkruajnë çeqet; pret që të huajt të instalohen brënda vëndit për të të mbrojtur; pret që të huajt të marrin drejtësinë në dorë. Pra, pret, pret, pret nga qielli dhe për hir të dështimeve, të huajve i lëshon gjithça, në këmbim të disa favoreve të përkohshme, por me pasoja të përhershme. Problemi qëndron se këto favore nuk janë për popullin, por për vasalët e tij – siç e kam shpjeguar edhe disa kohë më përpara në artikuj tek Bleta Shqiptare. Me pak fjalë, kjo është mëndësia koloniale, që me dashje, ose  pa dashje shqiptari ka instaluar në mëndjen e vet të paktën për njëzet e gjashtë vjetët e fundit.

Ç’do të thotë të humbasësh sovranitetin?

Përgjigja nuk është e lehtë sepse këmi të bëjmë me një mori  të drejtash kombëtare, shterore dhe  institucionale që i lëshojmë në mënyrë që të marrim disa përfitime. Sovraniteti humbet kur vëndi pushtohet drejt për drejt, ose kur vëndi skllavërohet inderikt. Dhe këtu flas për humbjen e sovranitetit politik, ekonomik, ushtarak, dhe gjyqsor. Sot do ndalem në atë ekonomik.

As që nuk mund të bëhet fjalë për sovranitet ekonomik kur nuk ka ekonomi? Ajo që ka në  vëndin tonë sot për sot është mas-konsum dhe mas-import,  që nga produktet e lehta ushqimore deri në ato të ndërtimit. Shoqëria jonë është shoqëri konsumi për disa arsye. Makro-ekonomia jonë diktohet nga të huajt dhe nevojat e tyre për tregje të lira pune dhe për të shitur produktet e tyre. Kështu, mielli vjen nga Serbia, produktet e lehta nga Kina, veshjet nga Turqia, dhe ushqimet nga Italia. Këto janë në standartet më të ulëta ndrekombëtare. Pra diktimi i ekonomisë tonë nga vendet e huaja i heq mundësinë e kontrollit ekonomik nga vet vëndi yne dhe nevojat e tij.  Por meqënëse në vënd nuk ka as industri as bujqësi, kapacietet për të eksportuar dhe për të qënë të aftë të konkurojmë në tregjet ndërkobëtare janë pothuajse inegzistente.

Tjetra, ekonomia jonë diktohet nga FMN. Ç’do të thotë kjo? Politika e FMN në dukje mbështetsëse dhe në raportet e saj paraqet “gjithmonë” shifra pozitive është skllavëimi i shekullit ndaj institucioneve fantazëm të globalizmit. Ekonomistët  thonë qartë që FMB dhe Banka Botërore kanë instlauar një sistem kolonializmi modern në shumë vende sidomos ato të varfra dhe në nevojë. Global Exchange në një artikull përmënd: “ Për të siguruar pagesën e borxhit, FMN kërkon nga qeveritë të shkurtojnë shpenzimet në arsim dhe shëndetësi; të eliminojnë subvencionimet e ushqimeve dhe transportit; të zhvlerësojnë monedhat kombëtare për të bërë eksportet më të lira; privatizimin e aseteve kombëtare; dhe të ngrijë pagat”. Kjo përpos faktit që FMN është një organizatë pa kërkesë llogarie nga asnjë institucioni tjetër sepse është institucion në shërbim të bankjerëvë dhe të multi-korporatave. Pra t’i japim disa kohë këtij mendimi që ta kuptojmë se ç’do të thotë të mos kesh sovranitet ekonomik. Kolonializmi  i sotëm është skllavërimin ekonomik.

Në vazhdim, ka më se njëzet e pesë vjet që vëndi po vërtitet pa asnjë lloj orientimi ekonomik, sepse që mbas kolapsit ekonomik të viteve nëntëdhjetë nuk u vendos një sistem i ri, por siç e kam thënë më përpara u la në një variant të “laissez faire economy”. Por edhe kjo nuk duhet marrë fjalë pë fjalë se në fakt ajo që nenkupton eshte ekonomi e tregut me interference minimale te shtetit. Në fakt, për kushtet tona kjo ekonomi do të thoshte, vidh ti të mbylll sytë une, dhe vice-versa. Parajs për spekulatoret.  Kështu bën qeveritë më njëra tjetrën, ministër me qeveritar, qeveritar me administrues, president, kryetar kuvëndi e shumë të tjerë. Për të mbyllur vrimat, dhe për të evituar mundësinë e intitucionalizimit të ekonomisë, është më mirë –për qeveritë tranzicionale – t’i bashkohemi Europës dhe ëndrrës së saj. Në fakt, ky është një tjetër lëshim – ose më mirë po e quaj dorëzim sovraniteti- ndaj një organizate tjetër që  shanset që të funksionoj për ne janë shumë afër zeros.

Por në situatën ndërkombëtare që jetojmë sot ku gjëndja e rënduar ekonomike që BE solli në vende si Italia, Greqia dhe Spanja, paralajmërojnë për një kolaps të BE. Aktualisht, barrën më të rëndë për të parandaluar kolapsin e kanë Franca dhe Gjermania, por në se Le Pen e Frontit Nacional fiton në zgjedhjet e 2017, dalja e Francës nga Europa dhe mbështetja e politikave kombëtare është shumë afër realitetit. Me Brexit-in dhe fitoren e republikaneve në SHBA, shanset janë që BE do ketë tronditje të mundëshme në të ardhmen.

Por ku e lë kjo vëndin tonë dhe shpresën e Shqiptarit?

Njëherë duhet të kuptjmë se vizioni për të hyrë në Europë është aq i rremë sa edhe halucinacionet e një të sëmuri mendor. Europa nuk ka ndonjë plan afat shkurtër ose afat gjatë për Shqipërinë përveçse ndjek proçedurat e zakonshme për vëndet aspirantë dhe ato që kanë ecur në proçesin e aderimit. Shqipëria nuk mund të bëj pjesë në BE sepse nuk plotëson asnjë kusht, mirëpo të tregohet diplomatike me ne BE na vënë si kushte detyrat e përhershme, luftën ndaj korrupsionit duke qënë të bindur që kjo luftë do provojë aq kundër-produktive sa edhe lufta kundër drogës. Pra, edhe pse ne jemi të gatshëm të lëshojmë çdo fije dinjiteti dhe sovraniteti që na ka ngelur, përsëri, as atë nuk e duan, sepse nuk jemi të denjë, nuk jemi shtet, nuk jemi për veten tonë. Përçartja shkon aq larg sa mund të them që parlamentarët europianë mund të jenë të vjetër, e të ngrirë ca nga temperamenti, e ca nga natyra e punës, por nuk janë sylesh. Kur politikanët tanë kanë menduar që ja kanë hedhur, ata kanë marrë brylin nga ana tjetër.

Me një fjalë, të jesh i varfër është tjetër, por të jesh tradhtar i interesave të tua kombëtare qofshin ekonomike, ushtarake dhe politike është turp kombëtar dhe tradhti ndaj atyre që nuk jetojnë me, atyre me të cilët jemi bashkombës, që ndajmë, një terrior, një komunitet, dhe atyre që presin të lindin në këtë katrahurë që është katandisur vëndi yne. Kjo katrahurë do të vazhdojë derisa klasa politike të jete në krye te piramides sociale me qellim shitjen e interesave te brëndshme dhe të jashtme në këmbim për të zgjatur egzistencën e saj. Mirëpo as keta vetë nuk e kuptojnë se respekti fillon me shtetin dhe atë qe ti përfaqëson.