• |
ide | kryesore

“Po nuk u dëgjuam për 2 orë, njoftoni policinë”/ Çfarë ndodhi më vëllezërit korçarë (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
stefi.jpg



Vëllezërit korçare Endri dhe Stefi Prifti kanë përjetuar ditën e djeshme një aventurë të rrezikshme, teksa shkonin në Dardhë. Makina e tyre u bllokua dhe u detyruan ta çanin borën në këmbë, deri te hoteli. Në këtë video postuar në rrjetin social Facebook ata thonë se kanë parë tmerrin me sy.

“Kemi ngelur në mes të Dardhës, këta e shikojnë jetën me të gjitha rreziqet, këta nuk janë të çmendur, por janë budallenj, mund të dali ujku nga momenti në moment dhe këta vetëm qeshin. Kemi lënë makinën në majë të Dardhës dhe tani po zbresim në këmbë. Po nuk u dëgjuam për dy orë lajmëroni policinë”, – thotë Stefi.