• |
ide | kryesore

Manaj humb penalltinë në debutimin me Pisën, trajneri Gatuso…

Arkiva, Sport
164532992-039963c1-3f18-4c83-9484-f7350b86829d-470x261.jpg



Rei Manaj humbi sot një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pisa. Shqiptari e dërgoi topin në tribunë në ndeshjen kundër Ternanës të fituar 1-0 nga skuadra e tij e re. Manaj luajti nga minuta e parë ndërsa Cani hyri në fushë në minutën e 69-të. Trajneri i Pisa, Gennaro Gattuso tha se ishte i kënaqur me Manajn pavarësisht humbjes së penalltisë në minutën e 90-të.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh. Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, – tha Gattuso që fjalë mjaft të mira tha edhe për portierin Ujkani i cili bëri një pritje mjaft të mirë pas humbjes së penalltisë nga Manaj.

“Skuadra ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por sot duhet të falënderojmë Ujkanin i cili pas penalltisë së gabuar bëri të tijën. Në minutën e 91 e realizoi ai penalltinë”, – tha Gattuso.

manaj cani piza