• |
ide | kryesore

Deulofeu vjen në Milano, gati firma me kuqezinjtë

Arkiva, Sport
202415711-826d28d7-0ff5-4397-b924-bf4222d39247.jpg



Çështja Deulofeu duket se po merr një fund. Anësori spanjol mbërriti në aeroportin Malpensa të Milanos rreth orës 19.20.

“Jam shumë i kënaqur. Përse Milan? Sepse është një klub i madh” – ishin fjalët e tij të para për gazetarët e pranishëm.

Everton u dorëzua pas presionit të Gallianit duke pranuar ta japë lojtarin në formën e një huazimi pasi u mërzitën që klubi nga Milano nxori para kohe një njoftim për marrjen e lojtarit. Të hënën 22-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me Milan. Këtë herë duket se e kanë me të vërtet./lapsi.al/