• |
ide | kryesore

A po i nxjerr Tahiri dokumentat që nxjerin bllof Veliajn?

I pakategorizuar
Erion Veliaj Saimir Tahiri.JPG



Tashmë të gjithë brenda të majtës e njohin rivalitetin e egër mes kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit të rendit, Saimir Tahiri. Dhe ai nuk i përket vetëm sferës së joshjes, por edhe asaj të goditjeve nën brez. Pra Erioni me Sajmirin, dy delfinët e Ramës, nuk po rivalizojnë më vetëm se kush i jep drekë më të bolshme mësuesve, as kush josh fëmijët dhe adoleshëntët. Beteja ka zbritur në një rafsh tjetër.

Që kur Veliaj u katapultua nga Rama, si kryatar bashkie i Tiranës, ai mori bashkë me postin edhe avantazhin për të qenë i përkëdheluri i oligarkëve, i pronarëve të mediave dhe i atyre që do të mbushin kryeqytetin me grataçiela.

Sa për këtë “privilegj” që i jep posti, aq edhe për aftësinë e tij të paimagjinueshme tër t’iu servilosur atyre që i duken më të fuqishëm, Veliaj u bë personazhi kryesor mediatik i rilindjes. Vërtet lejen e kiosvave dhe njollat e kullave i vendoste kryeministri në bashkëpunim me oligarkët, por kryebashkiaku kishte në dorë të të vononte apo të të shpejtonte punë. Të të zbardhte lejet apo ti sorollaste ato. Kështu ai mori një rol kyç.

Pikërisht kjo shpjegon dhe faktin se përse ai filloi ti eklipsojë në ekrane të gjithë rivalët e tij Rilindas.

Nëse Tahiri, Klosi, Ahmetaj apo Bushati fshikullohen nga mediat, Veliaj vetëm lartësohen.

Ky frustrim u vu re edhe ditët e fundit në ditlindjen e ministrit Blendi Klosi, kur disa ministra anit Veliaj të rilindjes i’u hakërryen një oligarku mediatik që po kërkon të hiqet më katolik se papa, se ai është blerë nga Veliaj përmes lejeve të ndërtimit që parasheh plani urbanistik i Tiranës.

Fakti se “Lali Eri” ka blerë mediat duket edhe nga investigimi i fundit i gazetarit Artur Çani. Ai ka treguar këtë të martë se edhe duke qenë jashtë vendit (pothuajse gjatë gjithë muajtit tetor) Veliaj është shfaqur në të gjitha televizionet e vendit me kronika që e shfaqin duke punuar, e inaguruar.   

Pikërisht ky trajtim i favorshëm nga mediat lokale dhe kombëtare që i ka marrë peng ka bërë xhelozë edhe rivalët e tij.

Ndaj pyetja që shtrohet është: A mos fshihen ata pas nxjerrjes së dokumentave që denoncojnë daljet jashtë shtetit të Veliajt dhe që i tregojnë publikut fallcitetiin mediatik të njeriut të punës? A mos është dora e Tahirit pas publikimit të të dhënave të sistemit tims se kur ka flutiruar nga Rinasi dhe se kur është kthyer aty Veliaj?

Të paktë janë ata punonjës policie që kanë akses në këto të dhëna. Të paktë janë gjithashtu ata kuadro të policisë kriminale që mund ti disponojnë ato? Ata i përkasin një rrethi të ngushtë dhe të zgjedhur shumë besnik ndaj ministrit të rendit.

Ndaj dyshimet janë se pas dekonspirimit të fabulës mashtruese të kryebashkiakut fshihet rivali i tij i përhershëm. Ai që humbet më shumë nga blerja që “Lali Eri” u ka bërë mediave. (Lapsi.al)