• |
ide | kryesore

Humbet Serbia, CAS: I drejtë anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA

Arkiva, Sport
fdghfdgdfd.jpg



Serbia del humbëse edhe në një duel me Kosovën. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Serbia iu drejtuar kësaj gjykate në maj të vitit të kaluar, pasi FFK u anëtarësua në fillim në UEFA e më vonë edhe në FIFA. Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.