• |
ide | kryesore

Floriana Garo, “puthje lesbike”… Moderatorja sqaron se si ka ndodhur

Arkiva, Paparazzi
floriana.jpg



Ditën e sotme është risjell në vëmendjen e publikut një foto e moderatores Floriana Garo duke u puthur me ish banoren e Big Brother, Ilda Gega.

Në shumë media ajo është komentuar si skandaloze dhe është aluduar për një orientim homoseksual nga ana e prezantueses së “Jo vetëm modë.”

Vetë Floriana e ka cilësuar si një foto artistike të bërë shumë kohë më parë, rreth viteve 2005- 2006 dhe ka qenë e publikuar në forumet e asaj kohe.

“S’ka asnjë domethënie. Për atë foto janë bërë disa lajme para pak kohësh, ndërsa tani e kanë ripublikuar për disa klikime më tepër”, është shprehur ajo.

Floriana ka treguar se me Ildën njiheshin atë kohë, ndonëse sot nuk kanë ndonjë raport të ngushtë.

“Nuk bëhet kursesi fjalë për qasje homoseksuale nga ana ime”, deklaron moderatorja.