• |
ide | kryesore

Letra e vogëlushes Bana Alabed për Trump!

Arkiva, Paparazzi
Bana-Alabed-640x265.jpg



Bana Alabed, vogëlushja siriane 7-vjeçare e njohur në të gjithë botën për “tweet”-et e saj nga Alepo, i ka shkruar një letër të hapur presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar të ndërhyjë në favor të fëmijve sirianë.

“Ju lutem president, mund t’i shpëtosh fëmijët dhe popullin e Sirisë”, – shkruan Bana 7-vjeçare.

Letra e plotë e Banës:

I dashur Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, nga Alepo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Alepo isha në shkollë, por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Alepo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, ndaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.