• |
ide | kryesore

Shkaku i makinës së djegur të Laert Vasilit!

Arkiva, Paparazzi
images.jpg



Vetura e djegur mbrëmjen e së martës, e cila përdorej nga aktori i njohur i teatrit Laert Vasili, dyshohet se është djegur për shkak të një qarku të shkurtër në sistemin elektrik.

Djegia ka qenë aksidentale nga një defekt që mjeti i tij ka pasur në sistemin elektrik në motor. Sipas Vasilit, kjo gjë ishte konfirmuar edhe nga mbikëqyrja që kishin kryer ekspertët kriminalistë dhe hetuesit e policisë. Vetura e markës “Renault”, që përdorej nga Vasili ishte në pronësi të një femre. Mjeti u dogj mbrëmjen e së martës në rrugën “Zonja Çurre”, në Tiranë, pranë tregut elektrik.