• |
ide | kryesore

Trump: “Ditë e madhe fillon ngritja e murit”

Arkiva, Planet
image8.jpg



Donald Trump nuk ndalet. Pasi ka firmosur zhbërjen e reformës shëndetësore të Obamës, pasi ka nënshkruar daljen e SHBA nga marrëveshja e tregtisë së lirë, pasi ka ndaluar OJF e huaja të financojnë fushata pro abordit, ai ka shpallur të martën në mbrëmje dhe fillimin e ngritjes së murit. Ai ka shkruar në llogarinë e tij se “një ditë e madhe”, është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke shpallur vendimin për të ndërtuar një mur në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

“Ditë e madhe planifikohet për sigurinë kombëtare. Në mesin e shumë gjërave të tjera, ne do të ndërtojmë muret e sigurise”, shkruajti Trump në Tëitter.

Ndërtimi i një muri rreth 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. 

Urdhërat e tjera  mesa duket do  të përfshijnë “verifikimin ekstrem” të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.