• |
ide | kryesore

Zbulohet e fshehta e çiftit Trump

Arkiva, Paparazzi
donald-trump-melania-first-dance.jpg



Disa ekspertë të gjuhës së trupit kanë arritur në konkluzionin se dashuria mungon thuajse plotësisht në çiftin Trump.

Melania Trump është “një objekt” për burrin e saj, sipas një eksperteje të gjuhës së trupit, e cila ka analizuar sjelljen e Familjes së parë në ditën e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. 

Të ndjekur nga kamerat televizive, presidenti amerikan dhe gruaja e tij janë analizuar me imtësi në ditën që Donald Trump bëri betimin.

Shumë ekspertë u shprehën se kishin vënë re natyrën në dukje të ftohtë të marrëdhënies mes çiftit, sidomos në krahasim me çiftin Obama. “Melania është një objekt për të, thotë Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur. “Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë në atë marrëdhënie”.

Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspert, Patti Wood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar. Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja Wood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner”.

Një shembull tjetër i cili ka marrë më shumë vëmendje ka ndodhur kur ata dolën nga makina.

“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend qe të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha Wood për “Daily Mail”.