• |
ide | kryesore

“Bota kurrë nuk ka qenë me afër Ditës së Kiametit”

Arkiva, Planet
fdsgdgjg.JPG



Të enjten, një grup shkencëtarësh të cilët orkestrojnë “Doomsday Clock” – “Ora e Kiametit”, një instrument simbolik për informimin kur toka përballet me katastrofë të pashmangshme, thonë se koha u vendos 2 minuta e gjysmë para mesnatës

Ora e mesnatës u vendos në vitin 1953, një vit pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik kishin kryer teste të bombës me hidrogjen dhe prodhimin e saj. Në këtë kohë, shkencëtarët thonë se koha u vendos 2 minuta para mesnatës, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse shkencëtarët vendosën për pozicionin e orës, ajo nuk është një instrument shkencor, apo ndonjë instrument fizik. Lëvizja e akrepave të saj vendoset nga Bordi i Shkencës dhe Sigurisë së Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë.

Organizata ka futur futë orën në kopertinën e edicionit të saj në qershor të vitit 1947, duke e vendosur atë në shtatë minuta deri në mesnatë. Që atëherë, ajo ka lëvizur më pranë mesnatës dhe më larg, varësisht përfundimeve të bordit.

Njoftimi i së enjtes është bërë nga Rachel Bronson, drejtoreshë ekzekutive dhe botuese e Boletinit. Ajo u ndihmua nga fizikanti Lawrence Krauss, shkencëtar i klimës dhe meteorologu David Titley, si dhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara Thomas Pickering.

Bronson, në një intervistë të dhënë pas shpalljes, shpjegoi se pse bordi kishte përfshirë 30-sekondëshin në matje. Ajo tha se kjo ishte një sinjal për tërheqjen e vëmendjes që kishte për qëllim ta njohë atë “që jemi në një moment të rrezikshëm dhe se sa është e rëndësishme që njerëzit ta marrin parasysh”.

“Ne jemi aq të shqetësuar në lidhje me retorikën dhe mungesën e respektit për ekspertizën, që e kemi lëvizur për 30 sekonda”, tha ajo. “Në vend që të krijojmë panik, ne jemi duke shpresuar se kjo na çon në një veprim.

Në një editorial për “The New York Times”, Titley dhe Krauss, kanë dhënë shpjegim në komentet e tyre, duke përmendur rritjen e kërcënimeve të armëve bërthamore dhe ndryshimet klimatike, si dhe premtimet e presidentit Trump, si arsye për të lëvizur orën më pranë mesnatës.

“Buletini kurrë më parë nuk ka vendosur për ta çuar orën përpara për shkak të deklaratave të një personi të vetëm”, kanë shkruar ata. “Por, kur ky person është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fjalët e tij kanë rëndësi”.

Bordi ka mbajtur përgjegjësinë për lëvizjet e orës që nga viti 1973, derisa redaktori i Buletinit, Eugene Rabinowitch vdiq.  I përbërë nga shkencëtarët, dhe ekspertët bërthamorë e klimatikë, bordi mblidhet dy herë në vit për ta diskutuar këtë çështje, se ku duhet të vendosen akrepat e orës në ngjarjet botërore.

Në vitet e 50’a, shkencëtarët kishin frikë nga asgjësimi bërthamorë, dhe që atëherë, bordi ka filluar të marrë në konsideratë kërcënimet e tjera ekzistuese, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike, biosiguria dhe inteligjencën artificiale.

Fundi i Luftës së Ftohtë, erdhi si një lehtësim për ata e kanë jetuar në frikën e asgjësimit bërthamorë për dekada të tëra, dhe akrepat e orës, ngadalë kishin lëvizur larg nga rreziku. Në vitin 1990, ora ishte e vendosur në 10 minuta deri në mesnatë. Vitin e ardhshëm, ajo do të jetë plotë 17 minuta larg, në kohën relativisht të mundshme në 11:13.

Historiku i “Doomsday Clock”, ora që u krijua në 1947 nga ekspertët e Buletinit Atomik:

1947- u vendos ora me 7 minuta nga mesnata

1949- 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore

1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.

1960- 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.

1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.

1968- 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.

1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë.

Deri në vitin 2015, shkencëtarët ishin kthyer në një gjendje shqetësuese të pazbatuar, me orën në tre minuta deri në mesnatë, kjo ishte më e afërta që kishte qenë që nga viti 1984.

“Ndryshimi i klimës në mënyrë të pakontrolluar, modernizimi global i armëve bërthamore, dhe rritja e arsenaleve të armëve bërthamore, përbëjnë kërcënime të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme për ekzistencën e vazhdueshme të njerëzimit,” tha Buletini.

“Udhëheqësit botërorë kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë apo në shkallën e nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga katastrofat e mundshme”.

“Këto dështime të udhëheqjes politike rrezikojnë çdo person në Tokë”, shton Buletini.