• |
ide | kryesore

Cili është futbollisti më seksi sipas Zajminës

Arkiva, Sport
zajmina_vasjari_joshese_dhe_pr.jpg



Këngëtarja e shumëpërfolur Zaimina Vasjari u ka dhënë mundësinë sot fansave të saj në Instagram, që përmes një lidhjeje direkte t’i shtrojnë asaj pyetje, dhe ajo të përgjigjet drejtpërdrejtë. Mes shumë pyetjeve për jetën private, këngëtarja Vasjari i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të tjera, të cilat kishin të bënin me preferencat e saj.

Një nga fansat i ka adresuar asaj një pyetje se cili lojtar është më seksi sipas saj: Neymar apo Christiano Ronaldo? Dhe Zaimina nuk u mendua shumë gjatë dhe si mashkullin më seksi zgjodhi lojtarin brazilian Neymar. Ndërkohë gjatë lidhjes direkte me fansat, ajo ka krijuar edhe shumë situata të tjera komike bashkë me kolegen e saj Rezarta Shkurta. /Telegrafi