• |
ide | kryesore

Greqia nuk dorëzon ushtarët “tradhëtarë” turq, tensionohen edhe më tej marrëdhëniet Turqi-Greqi 

Arkiva, Planet
turqit.jpg



Ditën e sotme Gjykata Supreme e Greqisë vendosi kundër ekstradimit të tetë ushtarëve turq, të cilët u arratisen nga Turqia në Greqi, në Korrik të vitit të kaluar pas grushtit të dështuar të shtetit. Ky vendim e ka zemëruar Ankaranë zyrtare, si dhe i ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinj.

Gjykata Greke duke marrë pararysh shancet e pakta që ushtarët turq të gjykohen drejtë në Turqi vendosi kundër ekstradimit.

Ministria e Jashtme e Turqisë është zemëruar me vendimin, duke i akuzuar grekët se po i mbron tradhëtarët, sikurse edhe i quajnë.

Kjo ministri tha në një komunikatë se marrëdhëniet mes dy vendeve do të rishikohen pasi Greqia nuk përmbush dot detyrimet themelore kundër terrorizmit.