• |
ide | kryesore

Theresa May: Donald Trump përkrah 100 përqind NATO-n 

Arkiva, Planet
may trump.jpg



Kryeministrja e Britanisë së Madh, Theresa May ka konfirmuar se gjatë takimit me presidentin e ri të SHBA-ve, Trump i ka thënë asaj se përkrah fuqishëm aleancën e NATO-s.

Pas takimit të realizuar në Shtëpinë e Bardhë, po mbahet një konferencë botërore për shtyp.

Trump ka falënderuar kryeministren britanike për vizitën e saj, ndërsa May e ka përgëzuar edhe një herë Presidentin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Theresa May ka përcjellë Donald Trump-it mesazhin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila e ka ftuar këtë të fundit që gjatë këtij viti të vizitojë Britaninë e Madhe.

Në konferencë Kryeministrja ka bërë të ditur se Presidenti Trump e ka pranuar ftesën e Mbretëreshës Elizabetë.