• |
ide | kryesore

Zbulohet letra që Obama i la Trumpit, para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Arkiva, Blog
obama-trump-1-678x381.jpg



Z. President ju tani jeni njeriu që do të drejtoni tashmë Amerikën, vendi yt e vendi im, vendi që unë drejtova për 8 vjet që u përpoqa t’i rris krenarinë të cilën e ka simbolin më të fortë të bashkimit dhe prosperitetit.

Z. President unë e di se jo gjithçka arrita ta bëj mirë në detyrën dhe zyrën që kisha dhe Ju do të ushtroni, por një gjë është pak, por e sigurt se çdo ditë punova për të mirën e këtij vendi, ekuilibrin kombëtar dhe ndërkombëtar. E di se në mënyrën se si Ju dhe unë i shohim, vlerësojmë apo gjykojmë gjërat janë me kontraste e ngjyra të ndryshme, por Amerika është një dhe e tillë duhet të mbetet, pavarësisht nëse drejtohet nga një republikan a demokrat.

Çdo vlerësim, gjykim apo vendim i imi ka patur në epiqendër interesat e Amerikës në rradhë të parë dhe më pas miqve dhe partnerëve të saj. Z. President sot e kam më të lehtë të bëj sugjerime për detyrën që unë pata dhe ju morët, pasi përgjegjësitë janë të ndryshme.

Ju keni filozofinë tuaj, që nuk dua as ta paragjykoj e as ta komentoj por ju lutem kini në vëmendje se vlerat e këtij vendi e këtij kombi, nuk janë vetëm rezonancë e brendshme, por janë një projeksion që mbart në brendinë e tij ekuilibrat e botës, që për fat të keq janë në pikën e tyre më të brishtë. Shbërja nuk është gjithnjë opsioni më i mirë dhe unë jam i bindur se ju e dini këtë më mirë se unë edhe pse predikoni shpesh të kundërtën.

Ndaj mos i rrëzoni për hir të unit elektoral këto ekuilibra që Amerika ka investuar në dekada për t’i krijuar dhe ruajtur me miqtë dhe armiqtë e saj. Nuk dua të këshilloj dhe as nuk kam ndërmend t’ju them se kujt duhet t’i jepni dorën e kujt duhet t’i mbyllni derën, por ajo çka dua të them është se në botë ka nga ata që investojnë për ta rrëzuar krenarinë amerikane, ka nga ata që ëndërrojnë për ta arritur atë, sikurse ka nga ata që e mbështesin dhe ndajnë të njëjtat vlera me të.

Ju lutem të mos i trajtoni të gjithë njëlloj, sepse kjo do të ishte një fyerje jo për ta, por për ne që i zhgënjyem për të mos i trajtuar secilin për atë që është. Për të mos të thënë se jam i bindur, po ju them se dua të besoj se kështu do të ndodhë e se ju do të dini te jeni një lartësinë e duhur për ta bërë Amerikën më madhështore për të dhe vlerat që ajo i ka dhënë botës, kombeve dhe popujve. Suksese në misionin dhe sfidën tuaj për ta drejtuar dhe çuar vendin në rrugën e duhur. Zoti udheheqtë mendjen dhe vendimet tuaja z. President.

Me respekt,

Presidenti Barack Obama!

*Një letër hipotetike nga Denis Dyrnjaja /dritare.net