• |
ide | kryesore

Federer “mbretëron” në Australian Open

Arkiva, Sport
Switzerlands-Roger-Federer-celebrates-h.jpg



Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë.

Tenisti zviceran mundi në një finale që zgjati 5 sete spanjollin Rafael Nadal, i cili ishte favorit. Rezultati i takimit: 6-4, 3-6, 6-1, 3-6 dhe 6-3.

Një ndihmë e madhe për Federe ka qenë edhe eleminimi i Djokoviç dhe Murray. çka ia kanë bërë më të lehtë rrugën drejt fitores.

Roger Federer kishte fituar për herë të fundit një “Grand Slam” në vitin 2012, kur triumfonte në Uimbëlldon.

Por fitorja, përveç shpërblimit moral ka dhe shpërblimin monetar, ku Federer merr plot 2.5 milionë.