• |
ide | kryesore

“Nihani” aktorja bukuroshe tregon për jetën e saj!

Arkiva, Paparazzi
a19321418dd00fe7269d73950e8a56e1.jpg



Neslihan Atagul njihet si Nerimani e serialit “Mes Dy Dashurish”, ose Nihani e serialit “Kara Sevda” apo “Dashuri Pafund”.

Neslihani dhe Kadiri u dashuruan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të serialit “Mes Dy Dashurish” dhe u martuan në Korrik të 2016-ës.

A mund ta mësojmë sekretin e flokëve tuaj që jua mundësojnë të jeni imazhi i një firme produktesh për mirëmbajtjen e flokëve?

Më parë isha e detyruar t’i prisja flokët çdo muaj me idenë që të zgjaten të shëndetshëm. I pëlqej shumë flokët e gjatë. Tanimë, falë produkteve të përshtatshme për mirëmbajtjen e flokëve kam flokë tëshëndetshëm.

Këtë vit janë në modë flokët e shkurtër por ju nuk hiqni dorë nga flokët e gjatë?

Veten e mbaj mend gjithmonë me flokë të gjatë. A ju mendoj se kurrë nuk më keni shikuar me flokë të shkurtër.

Edhe bashkëshorti juaj Kadiri ka të njëjtin mendim? 

Po, edhe ai është për flokë të gjatë dhe flokët e mi i pëlqen shumë.

Keni edhe trup në formë. A bëni diçka të veçantë për këtë? 

Faktikisht nuk bëj diçka ekstra. Përhiqem të bëj sport dy ditë në javë. Tregoj pak kujdes me ushqimin. Sigurisht, nuk rri pa ngrënë. Edhe pot më dojë qejfi të ha ëmbëlsirë, ha. Forma e trupit tim kam përshtypjen se ka të bëjë me genet e mija. Nëna ime peshon 52 kilogramë edhe pse është 60-vjeçare .

A ia jepni mendimin tuaj rreth veshjeve edhe bashkëshortit tuaj?

Sigurisht që e them mendimin tim. Edhe ai gjithmonë më dëgjon me vëmendje. Kadiri vishet shumë mirë. Atij nuk bëhet fjalë të mos i shkojë diçka. Kur blen diçka që nuk më pëlqen fillimisht mendoj “Pse e ka marrë?”, pastaj kur shikoj, i kombinon në një mënyrë të atillë që edhe diçka që mua mund të mos më ketë pëlqyer i shkon shumë.

Kur flisni për Kadirin ju shndrisin sytë. Kam një grua shumë të dashuruar përballë?

Po, jam shumë e dashuruar me Kadirin.

Si shkon martesa? 

Gjithçka shkon mirë, gjithçka është shumë bukur. Jemi të lumtur…

A planifikoni që ta kurorëzoni martesën tuaj me një fëmijë në 2017-ën?

Pak kohë ka kaluar nga dasma. Nuk mendojmë diçka të tillë për vitin 2017 por mes planeve tona sigurisht që është edhe të bëhemi prindër.

Si i keni marrëdhëniet me modën?

Përpiqem ta ndjek me sa mundësi kam. Sigurisht që ka marka të cilat i ndjek kur nxjerrin koleksionet e reja.

Ç’veshje preferoni në jetën e përditshme?

Më shumë se këpucët me taka preferoj këpucët e rehatshme. Nuk jam shumë e guximshme sa i përket veshjes, por mendoj se me kalimin e kohës do e kaloj edhe këtë.

Cila është pjesë më e domosdoshme e gardërobës suaj?

Syzet patjetër. Më shumë se të rrobave ndjek trendet e reja të syzeve.

Në marrjen e vendimeve të arsyeshme patjetër që flisni edhe me bashkëshortin. A ndodh që të keni përplasje mendimesh?

Unë u besoj shumë mendimeve të Kadirit. Sigurisht, edhe ai më beson mua. Të dy përpiqemi ta udhëzojmë njëri-tjetrin në mënyrë korrekte. Jemi vazhdimisht në kontakt dhe na pëlqen shumë të flasim e bisedojmë. Na pëlqen shumë t’i hapemi njëri-tjetrit dhe të ndajmë sa më shumë me njëri-tjetrin.