• |
ide | kryesore

Alketa ketë herë vjen ndryshe, me një libër!(Foto)

Arkiva, Paparazzi
16466713-10206445859580060-340059607-o_1486122258-4229748.jpg



E ka nisur karrierën që në moshë mjaft të vogël duke u angazhuar shpejt me televizion dhe radio.

Tashmë Alketa Vejsiu është një nga emrat më të njohur të ekranit për spektaklet që moderon dhe jo vetëm. Mirëpo duket se ajo nuk është ndalur me kaq. Shumë shpejt pritet të publikojë librin e saj të parë të cilin e ka titulluar “Jeto bukur”. 

Është një libër që ka në fokus punën time si sipërmarrëse dhe gjithashtu atë televizive duke gërshetuar edhe pak biografi në të. Uroj që të jetë frymëzues për të rinjtë që duan të besojnë fort tek një ëndërr dhe të punojnë shumë për ta arritur, e gjitha duke pasur si referim përfundimeve praktike që kam arritur këto 19 vjet punë, e cila ka nisur kur isha vetëm 12 vjeç,”-thotë Vejsiu.

“Fotot janë realizuar nga Zhana Bianca, një fotografe dhe blogere mjaft e njohur. Janë reliazuar në jug të Francës në fushat me levander pasi janë lulet e mia të preferuara,”-përfundon Alketa. Ndërkohë botimi pritet të publikohet së shpejti.