• |
ide | kryesore

30 vjetori i Elvanës!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
elvana-550x450-550x265.jpg



Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur Elvana Gjata duket se ka hyrë në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.

Këngëtarja, e cila po i kushtohet biznesit të saj të fustaneve të eventeve “Altar”, po merr kohën e mjaftueshme për të hedhur hapat e duhur në muzikë, duke shijuar dhe jetën në maksimum, larg ritmit intensiv me udhëtime për punë nga një shtet në tjetrin.

Më 3 shkurt ajo ka festuar 30­vjetorin, duke marrë mijëra urime nga miqtë e njohur dhe të panjohur, ndërkohë që e ka festuar si në përralla, por në sekret të plotë me të dashurin e ri që njerëzit e piacës dhe të botës së artit e njohin si një nga djemtë shumë të pasur të Tiranës. Ndërkaq, mes personazheve të njohur të muzikës dhe ekranit që e kanë uruar publikisht, ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili edhe pse është duke shijuar pushimet dimërore më Amin dhe djalin e tyre, ka gjetur pak kohë për t’i uruar në Instagramin e tij këtë përvjetor Elvanës.