• |
ide | kryesore

Pse Ermali nuk e fton Elvana Gjatën në emision?

Arkiva, Paparazzi
9a39d4238b86d3769e7837bea977faa4.jpg



Ata të dy janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Një fakt të tillë e kanë treguar shpesh jo vetëm në postime në rrjete sociale, por edhe në mbështetjen që i kanë ofruar njëri-tjetrit në momente të ndryshme të karrierave të tyre dhe jo vetëm. 

Gjithashtu një tjetër detaj i lidhjes së tyre është edhe urimi i veçantë i Ermalit për ditëlindjen e Gjatës duke e quajtur “motra ime”. Kujtojmë këtu vite me parë Elvana ka qenë një nga të paktat artiste që ka asistuar në premierën e filmit të komedianit “Femrat” në vitin 2013 duke shprehur të gjithë entuziazmin e saj për këtë produksion të Mamaqit. 

Por sërish duket se diçka nuk shkon…Si është e mundur që në vjeshtën e vitit të kaluar e deri tani Mamaqi nuk e ka ftuar “motrën” e tij në “Xing me Ermalin”? Sidomos pas komenteve dhe lajmeve të shumta lidhur me ndarjen nga Flori Mumajesi dhe labelin “Threedots”, (që Ermali e konfirmoi vetë në emisionin e tij se Flori dhe Elvana ishin ndarë) dhe gjithashtu për shtatzëninë e supozuar të këngëtares. Mos ndoshta Elvana ka ende diçka për ti fshehur publikut?