• |
ide | kryesore

Edmond Budina sulmon televizionin Klan te Rudina!

Arkiva, Paparazzi
2717bf89-8321-4cc3-af78-5824193f464c.jpg



Aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina ishte këtë mbasdite me të bijën në Tv klan për të folur për filmin e tij të ri.

“Të thyer” titullohet filmi i cili pritet të ketë premierën së shpejti. Në këtë film ku ai vjen si regjizor dhe aktor, dhe vajza e tij Adele si producente, flasin së bashku për buxhetin, vështirësite dhe përkrahjen nga jashtë për realizimin e ketij projekti.

Dhe pse në televizionin Klan, ai u tregua kritik në zgjedhjet artistike që ata kanë promovuar duke lënë pas prodhime të tjera shumë të mira, si ato shqipëtare.

Ai u shpreh: “Po bëjmë punë të mira në kinematografinë shqipëtare por duhet më shumë vlerësim nga festivalet dhe televizionet. Duke nisur dhe nga ky televizion se pari, që promovon shpesh seriale turke, duhet të na promovojë dhe filmat tonë shqipëtar”.