• |
ide | kryesore

Elja Zaharia feston ditëlindjen, shikoni si kërcejnë Olta dhe Soni

Arkiva, Paparazzi
olta elja.jpg



Elia Zaharia Leka ka festuar dje ditëlindjen e saj të 34-të në prani të të afërmve dhe shoqeve të saj.

Mes të ftuarve kanë qenë edhe mikeshat e saj, Soni Malaj dhe Olta Gixhari.

Në një video të publikuar nga këngëtarja ato shihen duke kënduar e kërcyer nën ritmet e muzikës së viteve ’90.

Zaharia kishte vendosur ta festonte ditëlindjen në njëri nga ambientet e pallatit, gjë që dallohet nga zbukurimet dhe objektet e tjera në dhomë. Të veshura thjesht dhe me stil, ato kanë kërcyer lirshëm nën ritmet e muzikës pop të viteve ’90, që duket se është dhe tema e festës.

Më herët, Olta dhe Soni kanë uruar mikeshën e tyrë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që Soni është një nga shoqet më të vjetra të Elias, që kur ishin pjesë e grupit “Spirit Voice”, Olta është kolegia e saj në teatër.

http://opinion.al/wp-content/uploads/2017/02/sonimalaj.mp4?_=1