• |
ide | kryesore

”Elmshorner Nachrichten”: Mavraj, shefi i mbrojtjes së Hamburgut

Arkiva, Sport
mavraj_1486601067-445841.png



Gazeta e njohur e qytetit të Hamburgut,”Elmshorner Nachrichten” , i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj.

E përditshmja gjermane, e ka quajtur Mavrajn “shef” të mbrojtjes së skuadrës së Hamburgut.

Edhe pse Hamburgu nuk po kalon momente të mira në Bundesligë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 16-të, me 16 pikë, kjo nuk i ka penguar cilësitë e Mavrajt që të dalin në pah, shkruan AktivPress.

Gazeta ndër tjera vlerëson edhe aftësitë këshilluese të Mërgim Mavrajt, për të cilin thotë që disa herë e ka luajtur rolin e ndihmës trajnerit, duke i ndihmuar shtabit teknik për vendime. Kjo është vërejtur më së shumti në ndeshjen ndaj FC Koln, skuadër në të cilën ka luajtur më parë mbrojtësi.