• |
ide | kryesore

Jeta e aktores të njohur si Elif, para si ti futej aktrimit..(Foto)

Arkiva, Paparazzi
b545d06ea9f338b9fe0ac4bb101096fb.jpg



Emri i saj i vërtetë është Hatice Tuba Büyüküstün.

Babai i aktores është Serdar, i cili është diplomuar në inxhinierinë elektronike. Nëna e aktores është Handan dhe punon në departamentin e reklamave të një banke. Ajo dëshironte të bëhej inxhiniere gjenetike.

Ajo kishte një botë me plotë ëndrra dhe një fëmijëri të qetë. Lënda e preferuar shkollore ishte biologjia. Përveç gjenetikës i pëlqente gjithashtu edhe piktura. Për herë të pare, para syve të kamerë u paraqit në një reklamë televizive, transmeton Telegrafi.

Talentin si aktore ia zbuloi producenti dhe regjisori Tomris Giritlioglu. Në vitin 2003, me regji të Aydn Bulut dhe Kanal D, ajo mori një rol në një film prej katër episodeve, ku edhe më pas i erdhën qindra oferta për punë.Qyteti i preferuar dhe ku do ta kalonte jetën është Parisi ndërsa pëlqen të lexojë edhe libra biografik. Ditë më parë ka nisur procedurat e shkurorëzimit pas martesës pesëvjeçare me Onur Saylak, ku ka dy fëmijë, Mayan dhe Toprakun.

Preferon një jetë modeste dhe shpeshherë rrugëve të Stambollit udhëton me autobus lokal, e cila e bën shumë të lumtur. Dhe në fund, ajo është romantike, preferon muzikën e huaj klasike.