• |
ide | kryesore

E vërteta e ndarjes së ciftit të showbizzit..(Foto)

Arkiva, Paparazzi
geti-dhe-marinaa.png



Pasditja e sotme është “pushtuar” nga një lajm i papritur dhe shumë i bujshëm.

Sipas një artikulli publikuar fillimisht në mediat kosovare, çifti më i famshëm shqiptar Marina Vjollca e Getoar Selimi janë ndarë. 

Artikulli që shpejt u shpërnda në çdo portal, analizonte faktin se këngëtari dhe moderatorja prej një kohë të gjatë nuk kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto me njëri-tjetrin. Por të vërtetën e zbulojnë për “revistawho.com” miq të afërt të çiftit. 

Sipas tyre Marina dhe Getoari janë bashkë e të lumtur, e madje të pandashëm. Ata konfirmojnë se edhe sot kur përflitet ndarja e tyre, reperi dhe prezantuesja janë bashkë në vendlindjen e Getit, në Kosovë. Ndaj fansa qetësohuni, ndarje nuk ka!