• |
ide | kryesore

Putin dhe Trump së shpejti takohen në Europë?

Arkiva, Planet
putin trump.jpg



Presidenti i Rusisë Vladimir Putin këto ditë po pret në vizitë zyrtare presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Zërat se Trump dhe Putin do të takohen një ditë u zyrtarizuan më 28 Janar pas telefonatës së shumëpritur që zhvilluan dy liderët. Deri para zgjedhjes së Trump si President i 45-të i SHBA-ve, një takim i tillë dukej pothuaj i pamundur për shkak të situatës së tensionuar mes dy superfuqive, por sot duket se po diskutohet edhe për vendin ku do të zhvillohet takimi.

Putin ka vlerësuar ofertën e Presidentit të Sllovenisë Pahor, për të organizuar këtë takim në Lubjanë.

“Sllovenia është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana”, ka thënë Putin pas takimit me Pahorin në Moskë.

Si Putin, ashtu edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, vjen nga Sllovenia.

Sllovenia ka qenë vendi i takimit të parë të Putinit me ish-presidentin amerikan, George W. Bush, në vitin 2001. Putin gjithashtu është takuar me Obamën në Slloveni.