• |
ide | kryesore

VIDEO/ Hysaj nuk luan, Napoli fiton

Arkiva, Sport
naa_1486762528-2428033.jpg



Skuadra e Maurizio Sarrit vazhdon formën e mirë në Serie A. Në javën e 24-t, Napoli mposhti 2-0 Genoan, duke i dhënë sinjale kështu Real Madridit se nuk do ta kenë të lehtë ndaj tyre, kur të përballen të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve. Golat për Napolin i shënuan Piotr Zielinski dhe Emanuele Giaccherini. Pas kësaj fitore, Napoli rrëmben pozitën e dytë me 51 pikë të grumbulluara, një më shumë se Roma që të dielën përballet me Crotonen. Në këtë takim nuk luajti shqiptari Elseid Hysaj që mungonte edhe në stol. Mesa duket trajneri e ka ruajtur mbrojtësin për Realin. /Express/