• |
ide | kryesore

Opinonistja Bieta Sulo ,si duket me shtatzaninë e saj të parë!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
padam36.jpg



 

Tani që nuk është opinioniste në Top Show, Bieta Sulon e shohim vetëm në fotot që poston.

Dhe kjo e fundit vërteton më së miri që shtatzënia u jep shkëlqim mamave të reja. Në të vërtetë po të mos e dinim që është në pritje të ëmbël, me atë fustan me rrip në mes, nuk do e kuptonim fare që në bark mban një djalë të vogël. Aq sa edhe një komentuese, e njohur e saj, e pyet “Ku është çuni?”.

“Aty, aty, është,- përgjigjet Bieta,-por është nja dy javë më parë kjo foto”.

Bieta ka postuar një foto me stafin e Top Show, emisionit ku ajo është prej kohësh kryeredaktore dhe që drejtohet nga partneri i saj, Alban Dudushi. Bieta e bëri publike pritjen e ëmbël në periudhën e festave të dhjetorit, bashkë me gjininë e fëmijës që kuptohej në ngjyrën bojëqielli të çorapeve të vogla të varura te pema. Kjo bisedë me mikeshën e saj e rikonfirmon që Alban Dudushi dhe Bieta Sulo do bëhen prindër të një djali.

 

 

Albani ka një vajzë nga martesa e mëparshme.