• |
ide | kryesore

Tërmeti në Filipine shkakton 4 viktima dhe 100 të lënduar

Arkiva, Planet
download-6.jpg



Deri më tani 4 janë viktimat dhe 100 të lënduarit nga një tërmeti i fortë që ka goditur ishullin Mindanao në jug të Filipineve mbrëmjen e djeshme.

Tërmeti 6.7 ballë i shkallës rihter ka ndodhur me një epiqender me 10 km në brendësi të tokës.

Administra e Oqeaneve dhe e Atmosferës së SH.B.A ka bërë të ditur se nuk ka rrezik për ndonjë cunami nga lëkundjet.

Renato Solidum, kreu i qëndrës sizmiologjike në Filipine është shprehur se ka patur 89 lëkundje të vogla pas tërmetit dhe se priteshin të tjera në orët që vijnë, por që nuk pritet të shkaktojnë dëme.

Njerëzit, nga frika e lëkundjeve e kanë kaluar natën në parqe.

Linjat elektrike janë jashtë fuknsionit, rrjeti i ujësjellsit është dëmtuar, një urë dhe një hotel janë shembur, ka raportuar një aneëtar i këshillit të qytetit.

Autoritetet atje kanë mbyllur aeroportet për shkak të plasaritjeve në rrugë.