• |
ide | kryesore

Rrjedhja e gazit shkakton probleme tek udhëtarët, evakuohet aeroporti i Hamburgut 

Arkiva, Planet
aeroporti hamburg.jpg



Aeroporti i Hamburgut është evakuuar i tëri pas ankesave të disa personave për vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe djegie sysh.

Sipas mediave gjermane, një substancë e panjohur gazi është përhapur në ajër në aeroport. Kjo erë fillimisht kishte bezdisur personat brenda në aeroport dhe më pas i ka dhënë shqetësime.

Deri tani 50 udhëtarë janë në duart e mjekëve dhe po i nënshtrohen trajtimeve dhe ekzaminimeve përkatëse. 

Nuk përjashtohet mundësia që ky helmim të jetë sulm terrorist.