• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arlind Ajeti, gol dhe më pas …superautogol përballë Memushajt

Arkiva, Sport
ajeti-torino-peskara-gol-470x265.jpg

Torino dhe Peskara e mbyllën në 5-3 ndeshjen e kësaj të diele në Serie A. kjo ishte edhe një përballje mes shqiptarëve pasi për torinezët u aktivizua nga minuta e parë mbrojtësi Arlind Ajeti ndërsa te “delfinët” abrucezë në mesfushë qëndronte si kapiten Ledian Memushaj. Protagonisti i madh i këtij takimi rezultoi të ishte mbrojtësi i Torinos dhe kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili shënoi një gol dhe më pas një superautogol. Ajeti e filloi shumë mirë takimin pasi në minutën e 9 gjeti rrjetën për Torinon duke dyfishuar rezultatin. Në minutën e 75-të Torino udhëhiqte 5-0, por shqiptari realizoi një autogol duke goditur topin në mënyrë mjeshtërore me finte. Më pas erdhën edhe 2 gola të tjerë për Pescarën që nuk mund të bënte më shumë. Edhe një javë më parë Ajeti bëri një gabim në ndeshjen me Empolin pasi ktheu keq një top te portieri i cili u arrit nga një sulmues kundërshtar që barazoi rezultatin.  



Kthehu