• |
ide | kryesore

Adele refuzon cmimin, ja jep në mënyrë spektakolare asaj …(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
adele-is-ridiculously-successful-for-her-age.jpg



Është mbajtur gjatë natës ndarja e çmimeve Grammy, me performanca të jashtëzakonshme dhe të ftuar nga artistët më të mirë në botë, mirëpo siç edhe pritej nga nominimet çmimi kryesor i mbrëmjes do të ndahej mes këngëtareve Adele dhe Beyonce.

Adele ka triumfuar dhe është ngjitur në skenë për fjalimin e shumëpritur. Por sapo ka marrë kupën në dorë, me lot në sy këngëtarja ka thënë se nuk mundet ta pranojë çmimin sepse Beyonce e meriton po aq sa ajo dhe kjo e fundit ka qenë një inspirim për të gjithë. Fjalët emocionuese të Adele-s kanë prekur edhe Beyonce-n.

“Albumi më i mirë është “Lemonade” i Beyonce-s për këtë vit dhe s’mund të gënjej që brenda vetes një pjesë e imja ndihet shumë keq që ajo nuk e fitoi. Unë isha që ta fitonte Beyonce, madje edhe votova për të sepse e dija që ky ishte viti i saj. Beyonce, ti je një inspirim për të gjithë ne artistët dhe ne të adhurojmë. Ti je drita jonë!” – ka thënë Adele dhe e ka ndarë në gjysmë kupën e “Grammys” për të treguar se ajo dhe Beyonce janë të dyja fituese.