• |
ide | kryesore

Adele zbulon një sekret!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
adele.jpg



 
 

Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles, është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, “Grammy Awards 2017”. Këngëtarja e njohur e  hitit “Hello”, Adele, është vlerësuar me çmimin “Album of the year”  dhe “Record of The Year”, dy nga çmimet më të rëndësishme.

Sigurisht që këngëtarja ka mbajtur një fjalim duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe në veçanti partnerin, të cilit i është drejtuar me emrin “bashkëshort”. Fillimisht është anashkaluar pak ky detaj, por Adele mund të na ketë zbuluar një të fshehtë të marrëdhënies së saj me Simon Konecki. Prej kohësh këngëtarja ka deklaruar se së shpejti do të ketë një dasmë, por ajo mund të ketë ndodhur, edhe pse mediat nuk kanë dijeni për këtë. Çifti ka një djalë 4-vjeçar të quajtur Simon dhe po planifikon të shtojë familjen.

Vitin që lamë pas, Adele organizoi një turne nëpër botë  i cili është konsideruar një sukses dhe arritje për karrierën e saj.

“Kam përfunduar rreth 107 koncerte brenda 10 muajsh dhe të gjitha kanë qenë 100% live”,- është shprehur këngëtarja më herët. Ndoshta gjatë këtyre muajve Adele ka ndërruar edhe statusin civil, edhe pse ende nuk është prononcuar mbi këtë aludim