Qё prej momentit qё ajo u bё pjesё e labelit shqiptar OTR filluan menjёherё thashethemet pёr lidhjen me liderin e tij, reperin Noizy. Ato kanё qenё nga mё tё ndryshmet. Ёshtё folur pёr njё lidhje dashurie tё mundshme, pёr shoqёri tё ngushtё, pёr prishje raportesh e pёr ribashkimi. Megjithatё asnjё nga tё dy nuk ka konfirmuar diçka, pёrveç postimeve nё rrjetet sociale qё pёrcillnin mesazhe tё nёnkuptuara.

E ftuar nё Prive, Enca ёshtё pёrgjigjur pёr herё tё parё rreth marrёdhёnies dhe relatave qё ka me Noizy-n.

“Nuk kam dashur t’i jap rёndёsi, nuk kemi dashur, sepse thjesht do tё frynte thashethemet, ashtu siç ka ndodhur çdo herё. E vёrteta ёshtё qё nuk ka pasur edhe nuk asgjё mё shumё sesa bashkёpunim dhe shoqёri. E kam shumё xhan, ёshtё njё prej artistёve qё mё frymёzon mё shumё, por qё tё them tё vёrtetёn nuk e shoh dot veten pёr seriozisht me njё tjetёr person nga showbiz-i”, ka thёnё ajo duke vazhduar me pёrshkrimin e tipit tё mashkullit qё do i vidhte zemrёn: “Duhet tё mё bёjё pёr tё qёshur, tё jetё i zgjuar dhe i sinqertё”.