• |
ide | kryesore

Pas sherrit Enca -Noizy, reagon Erma Mamaqi!

Arkiva, Paparazzi
Noizy-Enca-780x439.jpg



Lajmi më i diskutuar në showbiz-in shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme është një “sherr” virtual midis Noizy-t dhe Encës, i cili u shoqërua me merakun e shumë fansave të OTR se dyshja nuk do të jetë më në të njëjtin label.

Por njëri prej personazheve që u bë pjesë (pa dashje) i këtij diskutimi ishte edhe Ermal Mamaqi, sepse Enca në reagimin e saj i kishte thënë Noizy-t se ky i fundit i fshehu asaj meritat në intervistën që ka dhënë në “Xing me Ermalin”. Kështu që reagimi i Mamaqit nuk kishte si të mungonte. Ky i fundit ka bërë shaka duke krijuar një meme ku shkruhej: “Ju lutem, kthehuni sërish bashkë, nuk ju shoh dot jashtë OTR-së” dhe përbri fotos ka shkruar: “Thirrje…”

Por papritur si Enca ashtu edhe Noizy kanë komentuar. Reperi thjesht ka vendosur një emoji duke qeshur, ndërkohë që Enca ka shkruar: “Ti e ke fajin”.

https://www.instagram.com/p/BQbKVq0F960/?taken-by=ermalmamaqiofficial